Aleksander Cipa - Gjykimi fillestar për qeverinë e re të Shqipërisë, kësaj here ka për të zgjatur disi më gjatë, jo vetëm në mediume, por më tepër në mjediset publike të vendit. Empirikë siç janë dhe shumëshfaqen shqiptarët në mandatime të tilla, janë ngutur të shpalosin cilësimet e para. Një “qeveri delikatësh”, “ministra pa zë”, “.. të rinj që do rriten pas Ramës”, etj., etj. " /> Aleksander Cipa - Gjykimi fillestar për qeverinë e re të Shqipërisë, kësaj here ka për të zgjatur disi më gjatë, jo vetëm në mediume, por më tepër në mjediset publike të vendit. Empirikë siç janë dhe shumëshfaqen shqiptarët në mandatime të tilla, janë ngutur të shpalosin cilësimet e para. Një “qeveri delikatësh”, “ministra pa zë”, “.. të rinj që do rriten pas Ramës”, etj., etj. ">

Qeveria “Rama”, elitat po ndryshojnë

01/08/2013 00:00

Aleksander Cipa – Gjykimi fillestar për qeverinë e re të Shqipërisë, kësaj here ka për të zgjatur disi më gjatë, jo vetëm në mediume, por më tepër në mjediset publike të vendit. Empirikë siç janë dhe shumëshfaqen shqiptarët në mandatime të tilla, janë ngutur të shpalosin cilësimet e para. Një “qeveri delikatësh”, “ministra pa zë”, “.. të rinj që do rriten pas Ramës”, etj., etj.

Ky është kabineti i kompozuar për të qenë në përballje me atë që do të marrësh përsipër, pa u ngatërruar me shpërgënjtë e ndotjes dhe të biografizimit, si sindrom socio-komunist shqiptar.

Kryeministri i ri Edi Rama e nis qeverisjen e vet edhe si një akt vijues për afirmim të një kaste politikanësh të rinj të cilët, de fakto po shënojnë edhe një provë për zëvendësimin e elitës politike në vend. Një gjeneratë e re ministrore shfaqet në kabinetin e ri të zotit Rama, duke afirmuar në këtë mënyrë sipërmarrjen e “dy punëve në një rrugë”. Por natyrisht, në kulturën tonë politike të të analizuarit dhe të komentit, prej kohësh kemi mbetur në provën e varfërisë faktologjike. Ministrat e rinj të kabinetit “Rama” kanë në disa raste pak përvojë dhe biografi marrëdhënieje me shtetdrejtimin dhe sipërmarrjet publike. Në këtë aspekt, ky mund të quhet realisht një kabinet me shumë rishtarë. Në kontrast me këtë kategori ministrash, vijnë dy apo tre ministra, nga pesë që i përkasin aleatit strategjik, siç e quan tashmë kryeministri Rama, LSI-në e zotit Meta, të cilët sipas të gjitha gjasave kanë për të qenë ministrat më të vëzhguar dhe pse jo edhe më të paragjykuar në këtë promovim të qeverisjes së re.

Kjo është një qeveri që ka dy pjesë. Pjesa më e madhe e ministrave socialistë janë për herë të parë ministra dhe i përkasin forcës më të vjetër politike në vend. Ndërsa pjesa tjetër e ministrave të LSI-së janë më të vjetrit në kabinetin e Edi Ramës dhe si të tillë, mund të konsiderohen një dëshmi e vijueshmërisë së LSI-së në qeverisje të vendit. Ilir Meta është tashmë i pashmangshmi politikan i rëndësishëm jo vetëm i së majtës, por i vendimmarrjeve dhe qeverisjeve të vendit. Kjo peshë specifike e shumështuar e tij nuk mund të ruhet duke qenë i “ngulur”, por vetëm përfitues e imponues. Përballë këtij mekanizmi dhe me këtë veprim të pareshtur do të ecë në ditët e qeverisjes së vet kryeministri Rama. Në vështrimin skeptik, ky detaj, lë hapësirë për të mbajtur qysh në ditën e parë një sy hapur për dëshmimin ose jo, të trashëgimisë qeverisëse që kjo forcë politike, pra LSI, rimban edhe pas kabinetit të ikur “Berisha”.

Kabineti “Rama” është qeveria që përballet jo vetëm me ndryshimin e premtuar, por mbi të gjitha me presionin e pakomprometueshëm të qytetarëve të këtij vendi për të mos qenë e mëtejshme kriza mes shtetit dhe individit. Një krizë nga më të rëndat në periudhën e pas vitit 1997. Kjo qeveri po merr në dorë qeverisjen në kushtet kur skepticizmi publik është jo vetëm në kulmin e tij, por kur raportet mes politikës dhe vendit e qytetarëve është deformuar në masë shpërthyese. Aspektet themelore të këtyre marrëdhënieve janë deformuar, duke ikur tronditshëm në mënyrë retrograde nga shteti i së drejtës, tek shteti i kapur ose i korruptuar në çdo qelizë. Ekonomia e quajtur kapitaliste është thjesht një skenë e tribalizuar prej oligarkëve dhe parisë së re mafioze të kompozuar si një konglomerat organizmash e strukturash me lidhje dhe bashkëpunime lokale dhe kontinentale. Nga ana tjetër, kjo qeveri po vetankohet qysh në fillim se merr në administrim një ekonomi dhe buxhet publik-humnerë, e cila jo vetëm duhet mbajtur nën kontroll për mosthellim, por edhe duhet mbushur në kohë të rrufeshme, për të mos u përballur me kolapsin në prag. Kryeministri Rama vjen në këtë post si kryeministër që ka mundësi të shumta për të qenë shpërfillës i pengimtarëve të shumtë, por jo injorues i të zgjedhurve në krye të institucioneve kushtetuese nga kundërshtari politik i tij, kryeministri në ikje Berisha. Misioni për të ndërtuar një spektër marrëdhëniesh bashkëpunuese, kalon në mos nga paragjykimi, mes përmes mosbesimit për përkatësi apo preferenca politike të ndryshme, si dhe prej një të shkuare të afërt me kontestime dhe mosaprovime në Parlament.

Historia e re qeverisëse që kërkon dhe i kërkohet ultimativisht zotit Rama, ka shumë pika nevralgjike dhe dilema të fuqishme suksesi dhe dështimi. Pas derës së “kabinetit” të tij do shpejtkompozohet establishmenti i kundërshtarëve opozitarë dhe ai i të pakënaqurve në familjen politike të kryeministrit, shto edhe disa aleatë të vegjël, që sipas të gjitha gjasave në këto kushte, kanë për të qenë më shumë se kurrë heterogjenë. Nuk është e tepërt të thuhet se në perceptim të parë, pas kësaj liste konkrete emërore të kabinetit të tij, delikatesa e qeverisë figurativisht është e ngjashme me kabinetin jetëshkurtër të Fan Nolit në vitin 1924, pavarësisht se mes Nolit dhe Ramës nuk ka ngjashmëri, por ngjashmëria mes tyre mund të burojë prej kundërshtarëve të përngjashëm që kanë pasur, njeri Ahmet Zogun dhe tjetri Sali Berishën. Natyrisht edhe këtu ngjashmëria ka diferenca të thella, ndërsa ish-mbreti mësynte kundër Nolit për të qenë gjatë në pushtet, zoti Berisha mësyn si opozitar për të mbyllur pleqërinë e pashmangshme pas një qeverisjeje dhe “mbretërimi” tejlodhëse në vend. Megjithatë, kryeministrin e ri Rama e kërcënon seriozisht edhe tejlodhja e shkaktuar nga jetëgjatësia politike e zotit Berisha. Mes tyre është me “brirë kërcënues dhe kosto shtues” edhe bashkëjetesa e gjatë si kundërshtarë. Në këtë plan, kabineti i tij i ri në mos e fiton, së paku e përballon betejën e vështirë vetëm me filozofinë e veprimit dhe të punës së kryer ndryshuese. Në të kundërt, kjo kastë e re që promovon këmbëngulshëm zoti Rama, mund të shndërrohet në një skotë delikatësh që ndëshkojnë me sfidën e humbur të tyre, besimin tek elita e re dhe tek establishmenti i së majtës së bashkuar shqiptare.

Gazeta Shqip

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA