Vdes papritur sulmuesi ekuadorian

29/07/2013 00:00

Ka ndërruar jetë në mënyrë krejt të papritur, Christian Benitez, ish-sulmuesi ekuadorian i Birmingham-it dhe kombëtares së Ekuadorit.

Benitez, i njohur ndryshe edhe si “Chucho” ndërroi jetë pas një ataku kardiak në Katar, ku ishte transferuar së fundmi për të luajtur me skuadrën El Jaish.

Ndeshjen e tij të parë me fanelën e re, ku ishte transferuar për 10 milion euro, sulmuesi ekuadorian e luajti ditën e dielë kundër Qatar Sports Club.

Klubi El Jaish njoftoi se pas ndeshjes ai nuk pati asnjë shqetësim shëndetësor, ndërsa ditën e hënë ishte paraqitur në spital me dhimbje të forta stomaku.

Klubi arab shprehu ngushëllimet për familjarët dhe miqtë e 27-vjeçarit duke e quajtur humbjen e parakohëshme të tij si tepër të dhimbshme.

Top Channel