Masakra në plazhin e Vlorës

29/07/2013 00:00

Policia e Vlores shoqëroi 55 persona për të zbardhur të vërtetën e
ngjarjes tragjike që ndodhi në resortin e pushimit në Ujin e Ftohtë.

Në përfundim të të gjithë dëshmive, rezultoi se shkak për konfliktin ka qenë një grindje e çastit pak minuta para se te ndodhte ngjarja e rende. Pese te rinj nga Fieri, shok te viktimes Sokol Isufaj kane ngacmuar ne grup, motren e njerit prej te dyshuarve si autore te vrasjes.

Pasi motra e ka telefonuar vellane e vete, per kanosjen e te rinjve, vëllai 19-vjeçar ka shkuar ta ndihmoje, por eshte bere pre e dhunes se pese te rinjve.
 
Me pas eshte larguar drejt baneses se tij, ku eshte armatosur, si edhe ka marre per shoqerim me vete edhe nje nder miqte e tij me vete. Kur ka shkuar ne afersi te resortit, personi qe e shoqeronte ne automjetin fuoristrade ka hapur zjarr, sapo ka pare Isufajn, nje prej personave tre perfshire ne konflikt.

Nga zjarri i pakontrolluar, plumbat e qitur nga arma e tij tip kallashnikov jane perhapur duke bere rikoshet dhe duke goditur ne trup Diana Ademin, 53 vjeçe, si edhe Serdi Bajlozin nga Prrenjasi, 17 vjeç. Policia tha se objektivi i krimit ka 34-vjeçari Sokol Isufaj, me precedente te meparshem penale, por jo per ndonje motiv qe lidhet me te kaluaren e tij, por per shkakun e grindjes ne resort.

Policia tha se identifikoi te dy autoret e ngjarjes ku mbeten te vrare tre persona, njerin prej te cileve, Leo Osmanin, e ka bere te ditur zyrtarisht se e ka shpallur ne kerkim. Por arma e gjetur ne afersi te vendit te vrasjes, nuk perkonte me gjurmet e gishterinjeve te 19-vjeçarit, ndaj policia ngre dyshimin se vrasja u krye nga shoku i tij, bazuar kjo edhe nga deshmite e marra ne Komisariatin e Vlores. Policia e Vlores tha se ka marre masat per te siguruar pushuesit per vazhdimin e sezonit turistik.

Masakra trondit turistët

Ekzekutimi i tre personave në plazhin e Vlores ka tronditur më së shumti pushuesit. Ngjarja e rëndë e vrasjes është përcjellë me shqetësim nga banorët por edhe pushuesit. Ata thonë se janë trembur për mungesën e sigurisë.

Shqetesim ka shprehur edhe drejtuesi i grupit te operatoreve turistike. Ai thote se ngjarja ka nje impakt negative, por ben thirrje qe turizmi mos braktiset sepse ajo qe ndodhi ishte nje fenomen i shkeputur.

“Ishte një moment i vështirë dhe Vlora i është rikthyer normalitetit. Operatorët janë të angazhuar për këtë sezon”, thotë Vasil Bedini, kryetar i Shoqatës së Operatorëve turistikë.

Pak dite me pare policia e Vlores prezantoi nje pakete masash per sigurine e pushuesve gjate sezonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA