Bolt, “një raketë” mbi raketën

27/07/2013 00:00

Në Londër po mbahen lojërat atletike “Diamond League”, lojëra për nder të vitit jubilar të Mbretëreshës Elizabeth.

Mes atletëve të shumtë pjesëmarrës dhe të ftuarve të tjerë të nderit, ishte edhe rekordmeni xhamajkan, Usain Bolt.

Dalja e Bolt për publikun ishte një surprizë më vete. Kampioni olimpik në 100 dhe 200 metra kishte hipur mbi një mjet të cuditshëm, që ngjasonte shumë me një raketë.

Ai garoi në të njëjtën pistë, ku vitin e kaluar fitoi medaljen e artë në 100, 200 dhe 4×100 metra. Rekordmeni i shpejtësisë, që ka zbritur kohën e 100 metërshit nën 10 sekonda, është i pari atlet në histori që ka fituar garat në 100 dhe 200 metra në dy olimpiada radhazi, përkatësisht në atë të Pekinit dhe vitin e kaluar në Londër.

Top Channel