Konflikt për tokën e Kishës së Laçit

26/07/2013 00:00

Kisha e Laçit, e njohur si Shena Ndou nuk eshte vetem nje vend pelegrinazhi ku besimtare te te gjitha feve shkojne çdo dit.

Por edhe nje vend ku konflikti per pronesine e nje pjese toke ka hapur shume probleme. Per shkak te ketij konflikti disa vite me pare nje klerik eshte dhunuar ne ambientet e brendeshme te kishes se shenjte.

Pas rikthimit te kishen e lacit, kleriku Mikel Pllumaj i eshte rikthyer kesaj ceshtje, ai thote se kisha ka certifikaten e pronesise te 38 mije metra katrore toke qe nga varrezat deri ne vendin e shenjte dhe per kete tregon gjithe dokumentat.

Pader Mikeli shton se ai eshte dakort qe te kete zhvillim dhe oferte per pelegrinet por jo ndertime kuturu dhe pa nje plan te cilat ndikojne negativisht

Astrit Vlashi ka ndertuar ne afersi te kishes dy ndertesa. Ai ka ngritur lokale sherbimi per pelegrinet qe vijne ne kishe dhe se ai e ka pronen prej vitit 1991.

Top Channel