Fabregas: Dua të largohem nga Barcelona

26/07/2013 00:00

Cesc Fabregas i ka thënë miqve të tij se dëshiron të largohet nga Barcelona për të luajtur tek Manchester United, sipas ‘Daily Mail’.

Klubi anglez e ka bërë të qartë se blerja e mesfushorit spanjoll është prioriteti i merkatos së verës dhe do të përpiqet të marrë shërbimet e Fabregas edhe pse Barcelona ia ka refuzuar dy herë ofertën deri tani.

Vetë trajneri i ri i “Djajve të Kuq’, David Moyes, tha se “negociatat për Cesc Fabregas po vazhdojnë”.

Manchester ka ofruar 35 milionë euro dhe në ditët në vazhdim mund të përdorë dëshirën e futbollistit për tu larguar nga Spanja për të bindur drejtuesit katalanas që të pranojnë këtë shumë.

Top Channel