E. League, Kukësi shkruan historinë

25/07/2013 22:50

Kukësi shkruan historinë, duke kaluar në turin e 3-të të një kompeticioni futbollistik europian, e duke barazuar në këtë mënyrë rekordin e vendosur nga Flamurtari.

Kanë qenë 90 minuta ferri për 11 kuksianët në Bosnjë që, pavarësisht presionit të madhë të ushtruar nga tifozët e FC Sarajevos, arritën të ruanin gjakftohtësinë dhe të merrnin një barazim 0-0, i cili, falë fitores së arritur një javë më parë në Shqipëri 3-2, i kalon ata në turin e 3-të të Europa League.

Ekipi i Sarajevos ka pasur mundësinë e artë, në minutën e 68, për të ndryshuar rezultatin, pas një 11-metërshi të fituar, por lojtarët e FC Sarajevos nuk e shfrytëzuan këtë mundësi.

Tashmë ekipi i Kukësit do të përballet në raudin e 3-të me skuadrën ukrainase të Metalurgh Donetsk, e cila e nis aventurën europiane pikërisht në këtë fazë.

Top Channel