Roja bregdetare greke njoftoi se ka gjetur në det dy shtetas shqiptarë të humbur pak ditë më parë në detin e Vlorës.

Ndonese ende nuk dihen detaje lidhur me këtë ngjarje, burime të Top Channel në zonë thanë se dy shtetasit shqiptarë tashmë ndodhen jashtë çdo lloj rreziku.Sipas nje njoftimi te rojes bregdetare helene,dy shtetasit shqiptare,babe e bir jane gjetur ne det te hapur, 60 milje ne jug perendim te ishillit Paksos,ne jug te Korfuzit.

Mesohet se dy shqiptaret, ndodheshin ne bordin e nje varke, ne kohen qe u eshte prishur motorri i varkës dhe jane rrembyer prej rrymave te detit ne drejtim te jugut te detit Jon.

Ka qene pikerisht një motoskaf i njesise se anti-kundrabandes se distriktit të Jonit jugor i rojes bregdetare greke,qe i pikasi,e ne vazhdim i shpetoi dy shtetasit shqiptare, emrat e te cileve per momentin nuk behen publike.

Ne kete moment ata po dërgohen drejt ishullit te Paksosit, e ne vazhdim pritet te ekzaminohen prej mjekeve. Per momentin, atyre iu eshte dhene uje dhe ushqim dhe sipas burimeve gjendja e tyre duket e mire.Autoritetet greke kane njoftuar edhe homologet e tyre shqiptare per rastin, ndërsa oficeri i kontaktit ne ambasaden shqiptare ne Athine, Andi Lika, po shkon drejte zones, me qellim dhenien e ndihmes logjistike per kthimin e tyre sa me shpejte ne Shqiperi.

Top Channel