Bajerni bën stërvitje me Barcelonën

24/07/2013 00:00

Në miqësoren e luksit të zhvilluar në “Allianz Arena”, Bajerni i Mynihut fitoi lehtësisht ndaj një Barcelone me mungesa të shumta.

Bavarezët ishin superiorë gjatë 90 minutave, por fituan vetëm 2-0 duke i kursyer goleadën kampionëve të Spanjës, të cilët u paraqitën në këtë takim pa lojtarët që luajtën Kupën e Konfederatave me kombëtaren e Spanjës.

Lahm dhe Mandzukic shënuan nga një gol për pjesë në një ndeshje pa histori dhe pa emocione.

Në minutën e 51 të takimit, Jordi Roura, trajneri i Barcelonës në pritje të Gerardo Martino, zëvendësoi të gjithë lojtarët duke futur në fushë futbollistë të rinj, gjë që shkaktoi pakënaqësinë e publikut që ishte i shumtë në numër.

Top Channel