Pozicioni gjeografik, natyra, vlerat historiko-kulturore dhe burimet
njerëzore e kanë bërë Durrësin dhe bregdetin e tij një nga vendet më
tërheqëse për të kaluar pushimet verore, po frekuentimi i plazheve të
tij këtë sezon është më i ulët se një vit më parë.

Pas fushates elektorale dhe kushteve te paqendrueshme atmosferike, muaji i Ramazanit konsiderohet si faktor ndikues ne kete drejtim.

Megjithatë investime të reja bëhen nga operatorët turistikë për të përmirësuar infrastrukturën akomoduese dhe shërbimet e ofruara ndaj pushuesve të huaj dhe vendas, duke synuar edhe ruajtjen në nivel të arsyeshëm të çmimeve për to.
 
Bashkepunimi me strukturat vendore e qendrore per te mundesuar nje promovim te mire te resurseve dhe mirorganizim te sektorit te turizmit mbetet shqetesim per operatoret turistike ne kete pjese te Adriatikut.

Prane ketyre strukturave mungojne deri dhe statistikat reale mbi kapacitetet akomoduese qe ofron plazhi i Durresit dhe krejt qarku qe dallohet per mundesite konkrete te zhvillimit te nje turizmi shumeplanesh: arkeologjik, kulturor, kulinar, detar dhe malor.

Aktualisht, ne te gjithe qarkun jane te regjistruara zyrtarisht rreth 100 njesi akomoduese me afro 5 000 shtreter, nderkohe qe ne realitet sipermarrjet hoteliere jane disa here me shume, pa permendur kapacitetet e te ashtuquajturit turizem familjar. Kjo situate çon jo vetem ne nje konkurrence te padrejte mes operatoreve turistike, po dhe ne vjeljen e shume here me pak te ardhurave qe burojne nga ky sektor, duke ndikuar drejtperdrejt edhe ne uljen e investimeve me te pakta publike.

Top Channel