Froome triumfon në “Tour de France”

21/07/2013 21:45

“Tour de France”, në edicionin e 100-të të tij, përfundoi ashtu siç nisi.

Marcel Kittel i ekipit Argos-Shimano shpallet fitues i etapës së 21-të, teksa kishte fituar më parë edhe etapat 1, 10 dhe 12, pas një sprinti final, ku beteja ishte mes 3 çiklistëve Kittel-Greipel-Cavendish.

Kjo etapë ishte 133,5 km e gjatë, niste nga Versaja e përfundonte në Paris, ku përfshiheshin edhe 10 xhiro cirkuiti, përpara se të mbyllej në “Champs-Elysées”.

Ndërkohë, çiklisti britanik Christopher Froome, i ekipit Sky Procycling shpallet fitues i këtij edicioni të 100, duke veshur fanellën e verdhë me vetëm 3 etapa të fituara në këtë tur: 8, 15 dhe 17.

Në përfundim të “Tour de France” janë zyrtarizuar edhe fituesit e fanellave të tjera, respektivisht jeshilja për Peter Sagan, sllovakun e Cannondale, fitues i etapës së 7, dhe fanella me pika dhe ajo e bardhë për çiklistin kolumbian, Nairo Alexander Quintana Rojas, i ekipit Movistar, fitues i etapës së 20-të.

Renditja përfundimtare e Turit të Francës:

1. Chris Froome (Britain / Team Sky) 83:56:40″
2. Nairo Quintana (Colombia / Movistar) +4.20″
3. Joaquim Rodriguez (Spain / Katusha) +5:04″
4. Alberto Contador (Spain / Saxo – Tinkoff) +6:27″
5. Roman Kreuziger (Czech Republic / Saxo – Tinkoff) +7:27″

Top Channel