
“Nëse Barcelona tenton të më marrë Thiago Silvën duke paguar klauzolën e lëshimit, unë do të bëj të njëjtën gjë me Messin.”
Këto janë fjalët e Nasser Al-Khelaifi, presidentit të Paris Saint Germain, për faqen online ActuSports.fr.
Ka kohë që mediat spanjolle flasin për një interes të fortë të Barcelonës për Thiago Silva, por vetë kapiteni i PSG ka theksuar se do e respektojë kontratën që ka me klubin francez.
Gjithsesi, nëse Barcelona do të paguajë 40 milionë eurot e klauzolës së lëshimit të tij, e blen pa problem qendërmbrojtësin brazilian, por çfarë ndodh më pas?
E thjeshtë, sheiku paguan klauzolën e lëshimit të Messit prej 250 milionë eurosh dhe katalanasit do e shikonin veten të detyruar të linin të lirë yllin e skuadrës.
Top Channel