Robinho rinovon me Milanin
19/07/2013 00:00
Robinho ka zgjatur kontratën e tij me Milanin edhe për dy sezone të tjera. Sulmuesi brazilian, pas shumë zërave për një largim të tij drejt Santosit, do të qëndrojë me kuqezinjtë deri në vitin 2016.
“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se Robinho ka zgjatur kontratën me klubin deri në 30 qershor të vitit 2016”, shkruhet në faqen zyrtare të klubit italian.
Galliani u mundua ta shiste futbollistin tek Santos, por marrëveshja nuk u arrit pasi klubi brazilian nuk pranoi çmimin prej 8 milionë eurosh të vendosur prej Milanit.
Ky rinovim ka ardhur edhe me një ulje të pagës për sulmuesin: nga 4 milionë euro në sezon, tashmë ai do të përfitojë 2 milionë euro plus bonuset.
Top Channel