Serie A/Juventus, fitore e rëndësishme me Bolognan, konfirmon vendin e katërt
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, do të shesë 75% të aksioneve të klubit zikaltër tek multimiliarderi indonezian Erick Thohir për 300 milionë euro.
Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, Moratti do të shesë klubin këtë fundjavë në Londër për dy arsye: së pari, ndërmarrjet e tij janë prekur nga kriza dhe së dyti, dëshiron që dashuria e tij familjare të jetë më e fuqishme ekonomikisht.
Mendohet se Moratti do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit, por nuk dihet kush do të jetë pozicioni i tij i ri. Ai do të jetë zotërues i 23.3% të aksioneve, 1.6% i përkasin grupit Pirelli dhe 0.1% i përkasin ortakëve.
Massimo Moratti është president i Interit që nga viti 1995 dhe largimi i tij vjen në një moment shumë të keq për klubin pasi në sezonin e kaluar përfundoi kampionatin në vendin e nëntë duke mos u kualifikuar për në kompeticionet europiane.
Top Channel