Turi, Froome penalizohet me 20 sekonda

18/07/2013 00:00

Lideri i Turit të Francës, Chris Froome, është ndëshkuar nga organizatorët me 20 sekonda (që do t’i shtohen kohës së tij në etapën e 18) për furnizim të paligjshëm me ushqime.

Gjatë ngjitjes së dytë të Alpe d’Huez, shoku i tij i ekipit Sky, Richie Porte, i dha ushqime të cilat keniani me nënshtetësi britanike i konsumoi në një zonë të ndaluar nga organizatorët e garës.

Froome vuajti shumë në këtë etapë dhe Richie Porte ishte ai që e ndihmoi me ushqime të pasura me sheqer pasi “benzina” e fanelës së verdhë kishte përfunduar dhe rrezikonte të kalonte në gjendje të fikëti.

Top Channel