Me gjithë përhapjen e dhunës në familje, vetëm një pjesë e vogël e saj
denoncohet. Statistikat tregojnë se gjysma e denoncimeve që bëhen në
Gjykatë, viktimat janë gra në marrëdhënie bashkëshortore, viktimat e
tjera të kësaj dhune janë prindërit dhe fëmijët.

Përgjatë gjashtë muajve në të gjithë vendin janë kallëzuar 1200 raste të dhunës në familje prej të cilave 600 jane gra, ish-bashkëshortë ose ish-bashkëjetuese që dhunohen nga partneret. Te tjeret prej te cileve 58 deklarohen femije nen 18 vjeç te dhunuar nga prinderit dhe prinder te moshuar te dhunuar nga femijet.

Policia deklaron per keto te dhena 144 persona dhunues te arrestuar si dhe 1004 te tjere nen hetim ne gjendje te lire.

“Më shumë denoncime ka në Tiranë, duke marrë parasysh numrin e lartë të popullsisë, por edhe shkallën e ndërgjegjësimit. Më pas vijnë Durrësi, Korça dhe Fieri”, thotë Ilir Zhurka, specialist i mbrojtjes së të miturve dhe dhunës në familje.

Por ndersa shifrat per dhunen ne familje jane shqetesuese, raportohet se nga ky total dhune te denoncuar vetem gati gjysma e tyre kane kerkuar urdher mbrojtjeje, me nje shifer prej 729 rastesh.

Etleva eshte nje nga ato gra qe pas vdekjes se bashkeshortit ka marre urdherin e mbrojtjes kundër kunatit, por që për shkak të frikës eshte larguar nga banesa.

“Kam frikë. Nëse nuk do të kisha nënën time, do të mbetesha mes katër rrugëve. Isha nëna ime që më mori në shtëpi, më strehoi, bashkë me djalin tim 4 vjec, ndryshe unë nuk do të kisha ku të jetoja”, rrëfen Etleva.

Per psikologen Valbona Treska viktimat denoncojnë gjithmonë pas një dhune të tejzgjatur në kohë.

“Eshtë gjithë ambienti që nuk e le që të ngrejë kokë dhe të nxjerrë në pah këtë dhunën që ushtrohet në familje. Vjen një moment që dhuna bëhet aq ekstreme, edhe për shkak të kushteve sociale dhe ekonomike,në një moment të caktuar që merret forca dhe bëhet edhe denoncimi në polici”, thotë Treska.

Policia deklaron se ne 62 raste familjare te dhunshem e kane shkelur Urdherin e Mbrojtjes e për këtë këta persona jane nën hetim sërish për një akuzë të re, ate te shkeljes se vendimit te gjykates. Per vepren penale dhune ne familje Kodi parashikon denimin deri ne dy vjet burg, nderkohe qe per vrasje ne familje me ndryshimet ne Kodin Penal parashikohen denime te ashpra nga 20 vjet burg deri ne burgim te perjetshem.

Pleqtë: Nusja dhe djali na dhunojnë

Një cift të moshuarish, burri 75 vjec dhe gruaja 69 thonë se dhunohen nga nusja e djalit, por që nga turpi i lagjes dhe të afërmve kanë zgjedhur të heshtin.

Sipas tyre, gjithçka nisi nga kërkesa e nuses së djalit të vetem, që kërkoi t’u merrte trashëgiminë e shtëpisë para se prindërit të ndërronin jetë.

“M’u prish gjaku. Nusja më shtyu nëpër shkallë. Më vjen edhe zor të tregoj se çfarë na ka bërë nusja. Më ka kapur për fyti. Nuk ma ka fajin nusja, ma ka fjalin djali”, thotë gruaja.

“Nuk bëmë denoncim dhe deshëm ta mbyllnim këtë histori se na vinte turp nga lagjja ku jetojmë prej 43 vjetësh”, thotë bashkëshorti.

Por, ndërsa të moshuarit kanë zgjedhur të heshtin, jane djali dhe nusja qe kane kerkuar Urdher Mbrojtjeje, per pasojë të moshuarit kanë ngjitur edhe shkallët e Gjykatëes. Sipas Urdhërit të Mbrojtjes të moshuarit duhet të jetojnë larg nuses dhe djalit, duke mos iu afruar më shumë se tre metra.

“Kur dalin ata, dalim edhe ne, vijnë ata, ne hyjmë brenda dhe rrimë në një dhomë. A do të jetë ndonjë rast kështu tjetër si ky i yni, a do të besojë njeri? Ku të drejtohemi ne? Na vjen turp, se jemi banorë të vjetër në atë lagje. Fqinjët na përshëndesin dhe nuk nuk themi asgjë për hallin që kemi”, thotë gruaja.

E moshuara paralajmëron se në shtëpinë e saj mund të ndodhë një krim.

“Ku është Gjykata? Ku është drejtësia? Pse nuk vjen një kontroll befas, pse kërkojnë që të iki unë, të largohem nga shtëpia përherë? Nëse në familjen tonë, nuk ve dorë drejtësia do të ndodhë krim dhe kush do ta mbajë përgjegjësinë? Nusja i është qepur tim shoqi dhe e fyen herë pas herë dhe e kërcënon”, rrëfen gruaja.

Reagon çifti i ri: Prindërit na dhunojnë

Menjëherë pas rrëfimit të të moshuarve ka reaguar djali i tyre, i cili i kundërshton pretendimet e tyre, duke kujtuar se aktualisht ndodhet në proces me prindërit për shkaqe pronësie.

Ai shton se urdhëri i mbrojtjes i është dhënë atij dhe nuses së tij nga gjykata, çka nënkupton sipas tij se është çifti i të rinjve dhe fëmija i tyre që kërcënohen dhe dhunohen nga dy të moshuarit dhe këta nuk duhet të afrohen në distancë një metër.

Por ndërsa ky urdhër mban datën 27 maj, dy ditë më parë, më 16 korrik gjykata dha një tjetër vendim, këtë herë në favor të të moshuarve, në të cilin gjyqtarja Kace Agolli urdhëron çiftin e ri që të mos u afrohet pleqëve në distancën e një metri, të mos u flasin, të mos hyjnë në dhomën e tyre dhe të mos i kërcënojnë.

Këto dy vendime, të cilat japin mbrojtje për të dyja palët pa treguar se kush është pala e dhunuar vendosin mjaft pikëpyetje mbi funksionimin në praktikë të urdhërit të mbrojtjes.  

Top Channel