Kombëtarja gjermane në paradën gay

18/07/2013 13:20

Pas klubit të parë gjerman që u shpall “mik i homoseksualëve”, St. Pauli në Bundesligën 2, lufta në Gjermani kundër homofobisë po merr dimensione të reja.

Ministrja gjermane e Drejtësisë, Sabine Leutheusser-Schnarrenberger, duke kërkuar të gjejë shembullin e duhur në këtë luftë për barazi, hodhi idenë që të jetë vetë kombëtarja gjermane e Joachim Loew ajo që do të parakalojë e para në shenjë solidarizimi në paradën e ardhshme gay në vend.

Ndërkohë, Federata Gjermane e Futbollit shprehu të enjten mbështetjen e saj ndaj thirrjes së shoqatave, që i kanë kërkuar futbollistëve homoseksualë që të deklarojnë publikisht prirjet e tyre seksuale.

”Çdo futbollist, i Bundesligës apo kampionateve më të ulta, që pranon publikisht homoseksualitetin e tij, do të ketë mbështetjen tonë të plotë”, tha presidenti i Federatës, Wolfgang Nierbasch.

Top Channel