Jovetic largohet nga Fiorentina

18/07/2013 00:00

Stevan Jovetic është zyrtarisht lojtari i ri i Manchester City.

Nëpërmjet Twitter-it, Fiorentina ka zyrtarizuar lajmin e transferimit të futbollistit malazez në Premier League.

Në këtë mënyrë, Jovetic nis një aventurë të re pas 5 vitesh tek Fiorentina dhe 40 golash të shënuar.

Manchester City, sipas mediave italiane, e ka blerë sulmuesin plot 30 milionë euro.

Top Channel