Atletikë, Blake tërhiqet nga Botërori

18/07/2013 13:30

Kampioni në fuqi i botës në 100 metra sprint, Yohan Blake, nuk do të jetë në Botërorin e Moskës në datat 10-18 gusht, u konfirmua këtë të enjte.

Xhamajkani ka pësuar një dëmtim muskulor që e pengon të mbrojë titullin që ka në fuqi.

Megjithatë, pasi dy gjigantë të sprintit, Asafa Poëell dhe Tyson Gay rezultuan pozitivë për doping më parë gjatë javës, tërheqja e paparalajmëruar e 23-vjeçarit ngjall dyshime.

Blake është njëkohësisht edhe nënkampion olimpik, pasi në Londër 2012 u rendit i dyti pas njeriut më të shpejtë në botë, Usain Bolt, i cili në Botëror duket i mbetur tashmë pa asnjë rival të denjë që të mund ta konkurrojë.

Top Channel