Skënderbeu, barazim dhe shpresë

17/07/2013 00:00

Skënderbeu ka vuajtur por në fund ka arritur të marrë një barazim mjaft të vlefshëm pa gola në ndeshjen e parë të turit të dytë të ndeshjeve kualifikuese të Ligës së Europës ndaj Neftci Baku të Azerbajxhanit.

Edhe pse dominuan thuajse gjithë takimin, skuadra vendase nuk preku dot rrjetën e kampionëve shqiptarë, kjo falë edhe mrekullive të portierit Orgest Shehi që më shumë se një herë ishte heroi i takimit duke mbajtur portën e tij të paprekur.

Përvec mbrojtjes së mirë dhe bërjes ballë të sulmeve vendase, Skënderbeu pati edhe një mundësi të artë në minutën e fundit për ta fituar takimin, por Shkëmbi u tregua i pasaktë para portës.

Neftçi, kampionia azere u bë e njohur në arenën ndërkombëtare vitin e kaluar kur mbërriti deri në fazën e grupeve në këtë kompeticion, madje i mori edhe një barazim 2-2 skuadrës së Interit.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 23 korrik në qytetin e Korçës.

Top Channel