Ibrahimovic drejt Realit

17/07/2013 00:00

Zlatan Ibrahimovic kërkon të transferohet tek Real Madrid. Sipas gazetës spanjolle ‘AS’, sulmuesi i Paris Saint Germain sheh më shumë mundësi për të fituar Champions-in që i mungon në karrierë duke luajtur për madrilenët dhe trajneri Carlo Ancelotti e ka kërkuar në skuadër.

Në këtë mënyrë ish-trajneri i PSG do të kishte sërish nën urdhrat e tij lojtarin suedez, i cili sezonin e kaluar bëri që skuadra e kryeqytetit francez të fitonte kampionatin pas 20 vitesh “thatësire”.

Gjithashtu, Ibra ka shprehur gadishmërinë për të ulur pagën e tij stratosferike prej 14 milionë eurosh në mënyrë që të luajë në Spanjë.

PSG ka blerë nga Napoli sulmuesin Edinson Cavani për 64 milionë euro dhe presidenti i klubit italian, Aurelio De Laurentis, deklaroi se Ibra “ka një marrëveshje me një klub tjetër dhe Cavani nuk do të luajë kurrë në një skuadër me të”.

 

Top Channel