Turi, Rui Costa fiton etapën e 16

16/07/2013 17:45

Alberto Rui Costa është fituesi i etapës së 16 të Turit të Francës, nga Vaison la Romaine në Gap, 168 kilometra.

Ciklisti i Movistar u shkëput 17 kilometra nga përfundimi i etapës dhe askush nuk arriti ta kapë. I dyti u rendit Riblon.

Sa i përket kryesuesve të renditjes së përgjithshme, Alberto Contador (Saxo-Tinkoff) u mundua të sulmojë disa herë mbajtësin e fanelës së verdhë, Chris Froome, por britaniku i Sky nuk e lejoi shkëputjen e spanjollit.

Froome nuk humbi asnjë sekondë ndaj Contador dhe fitorja e Turit është gjithmonë e më pranë për të.

Top Channel