Një pjesë e mirë e një viti në jetën e Beyonce e merr turi nëpër koncerte të zhvilluara në shumë vende të botës.
Megjithatë, 31-vjeçarja di të jetë njëkohësisht një nënë e përkushtuar dhe e devotshme.
Beyonce u fotografua ndërsa shijonte rrezet e diellit në një plazh në Majemit, Florida, së bashku me të bijën 18-muajshe Blue Ivy.
Pa pasur nevojën e një dadoje, këngëtarja ishte gjithmonë e kujdesshme për të bijën, duke mos shkëputur vëmendjen e saj për asnjë sekondë edhe kur lahej e vetme në pishinë.
Ndërkohë, truprojat që e shoqërojnë këtë herë kishin një detyrë tjetër, atë të sigurimit të perimetrit të banesës dhe kufizimit të fotografëve, larg vendit ku Beyonce po pushonte.
Ky është edhe shkaku, përse fotografitë e publikuara në një revistë amerikane “gossip”, këtë herë nuk kishin pastërtinë e zakonshme.
Top Channel