Chris Froome ndërmori një udhëtim të ashpër deri në Mont Ventoux, për të fituar etapën e 15-të të “Tour de France”, si dhe për të rritur më tej distancën e tij në renditjen e përgjithshme, në edicionin e 100-të të këtij turi.
Ciklisti britanik sulmoi rivalin e tij kryesor, Alberto Contador, rreth 7 km nga fundi i etapës, e cila ishte 242,5 km e gjatë, më e gjata e këtij turi. Ai arriti shumë shpejt ciklistin kolumbian, Nairo Quintana, e më pas garoi i qetë kur kishin mbetur 1,2 km.
Froome fitoi kështu me 29 sekonda avantazh, duke rritur më tej kryesimin e tij ndaj Bauke Mollema dhe Contador, në renditjen e përgjithshme.
Ciklisti i ekipit “Sky”, i cili fitoi gjithashtu edhe etapën e 8-të, në majë të malit, pothuajse në të njëjtën mënyrë dominante, përforcoi distancën në garën fanellën e verdhë, pasi mposhti Mollema-n, që mbetet në vendin e dytë me 1’46” më pas, ndërsa Contador renditet i treti me 1’40’’.
Holandezi Mollema, i cili garon për “Belkin”, është tashmë 4’14” mbrapa Froome, ndërsa Contador-i i “Saxo-Tinkoff” mbetet 4’24” pas, kur kanë mbetur edhe 6 etapa në këtë garim 3-javorsh.
Froome tha pas fitores: “Objektivi im ishte të merrja më shumë se një shtysë në klasifikimin e përgjithshëm të ciklistëve, por ende nuk e shoh veten si fitimtar të turit. Prisja që Quintana të jepte më shumë nga sa dha, por nuk besoja se do të ishte kaq e vështirë ta kapja, megjithatë edhe kur ia dola mbanë mendoja se ai do të dilte fitues i kësaj etape. Gjithsesi, në 2 km e fundit, ai nisi të lodhej dhe nuk është se unë e sulmova, thjesht ai nuk mundte të ndiqte ritmin tim. Kjo ngjitje është historike dhe do të thotë shumë në këtë garë”.
Rezultati i etapës së 15:
1. Chris Froome (GB) Team Sky 5:48:45″
2. Nairo Quintana (Col) Movistar +29″
3. Mikel Nieve (Spa) Euskaltel +1’23”
4. Joaquim Rodriguez (Spa) Katusha
5. Roman Kreuziger (Cze) Saxo – Tinkoff +1’40”
6. Alberto Contador (Spa) Saxo – Tinkoff
7. Jakob Fuglsang (Den) Astana +1’43”
8. Bauke Mollema (Ned) Belkin +1’46”
Renditja e përgjithshme pas etapës së 15:
1. Chris Froome (GB) Team Sky 61:11’43”
2. Bauke Mollema (Ned) Belkin +4’14”
3. Alberto Contador (Spa) Saxo – Tinkoff +4’25”
4. Roman Kreuziger (Cze) Saxo – Tinkoff +4’28”
5. Laurens ten Dam (Ned) Belkin +4’54”
Top Channel