Moto GP, Marquez fiton në Sachsenring

Marc Marquez me Honda ka fituar garën e Gjermanisë në Moto GP duke përfituar nga mungesa e favoritëve Jorge Lorenzo (Yamaha) dhe Dani Pedrosa (Honda).

Talenti më i ri i motoçiklizmit botëror ka lënë pas Cal Cratchlow (Yamaha) dhe Valentino Rossi (Yamaha) në një garë ku munguan për shkak të rrëzimeve në provat e lira kryesuesit e klasifikimit të përgjithshëm, Pedrosa e Lorenzo.

Pedrosa nuk garoi pas një goditjeje të rëndë në shpatull, ndërsa Lorenzo u rrëzua duke dëmtuar sërish klavikulën që e kishte operuar vetëm disa javë më parë.

Tashmë është Marquez ai që merr kryesimin e botërorit në vitin e tij të debutimit në Moto GP.

Ja renditja e 10 vendeve të para të garës së Sachsenring:

MARQUEZ (Repsol Honda Team)
CRUTCHLOW (Monster Yamaha Tech) +1.559
ROSSI (Yamaha Factory Racing) +9.620
BRADL (LCR Honda MotoGP) +13.992
BAUTISTA (GO&FUN Honda Gresini) +21.775
SMITH  (Monster Yamaha Tech) +25.080
DOVIZIOSO (Ducati Team) +30.027
ESPARGARO (Power Electronics Aspar) +30.324
HAYDEN (Ducati Team) +45.355
PIRRO (Ignite Pramac Racing)+47.142

Top Channel