Januzaj debuton me Manchester United

14/07/2013 12:15

Lojtari i Manchester United, Adnan Januzaj, me origjinë nga Kosova e i lindur në Belgjikë ka debutuar me sukses në skuandrën e parë në ndeshjen e parë të turneut aziatik të kampionëve të Anglisë.

18-vjeçari ka zhvilluar një ndeshje mjaft impresionuese për “Djajtë e Kuq”, të cilët e humbën ndeshjen me një ekip tajlandez.

Januzaj e mbylli mjaft mirë sezonin e kaluar tek Mançesteri, kur ish-trajneri legjendar Sir Aleks Ferguson e ngjiti në radhët e ekipit të parë.

“Sa më shumë të luaj në këtë nivel, aq më shumë mundesira do te kete te luaj me ekipin e parë”, deklaroi pas ndeshjes së të shtunës në Tajlandë, tekniku i ri i Manchester United, David Moyes.

Shtypi anglez ka shkruar me superlativë për talentin shqiptar të kampioneve të Anglise, i cili përpara dy muajsh kërkohej me ngulm edhe nge Barcelona.

Adnan Januzaj fillimisht ka luajtur me ekipin e Anderlehtit të Belgjikës, përpara se të blihej nga Manchester United.

Top Channel