Turi, Trentin fitues i etapës së 14-të

13/07/2013 00:00

Matteo Trentin ka fituar etapën e 14-të të Turit të Francës, nga lokaliteti Saint Pourcain sur Sioule deri në Lyon, një distancë prej 191 kilometrash.

Italiani Trentin i ka paraprirë në sprint zviceranit Michael Albasini dhe amerikanit Andrew Talansky. Ndërkohë, britaniku Chris Froome ka ruajtur fanelën e verdhë.

Ishte nga viti 2010 që një italian nuk fitonte në Turin e Francës. I fundit ishte Alessandro Petacchi, fitues i etapës së katërt në aksin Cambrai-Reims.

Trentin, i cili ka marrë “arratinë” që nga fillimi i kësaj etape, është treguar shumë i zoti që të mos harxhonte energji në ndjekjen e francezit Simon, duke i dhënë jetë sprintit në momentin e duhur.

Edhe italiani tjetër Damiano Cunego dhe Johnny Hoogerland janë përpjekur të rekuperojnë çiklistët që kishin marrë “arratinë”, por kanë mbetur në mes të rrugës dhe janë arritur nga garuesit e tjerë.

Gjithësesi, në krye të klasifikimit të përgjithshëm të çiklistëve qëndron britaniku Chris Froome, me avantazhin 10 kilometra nga mbërritja. 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta