
Kryesuesit e Botërorit të MotoGP-së nuk gjejnë paqe. Pas Jorge Lorenzo edhe Dani Pedrosa u rrëzua në provat për garën e Sachsenring-ut në Gjermani.
Pedrosa humbi kontrollin e motorit të tij Honda në provat e lira mëngjesin e së shtunës. Rrëzimi ishte i rëndë. Piloti u transportua menjëherë në spital dhe dyshimet e para janë për frakturë në shpatull.
Ndërkohë, sa për Lorenzo-n, garimi i tij në Gjermani u mbyll gjatë provave të djeshmi, kur u rrëzua duke dëmtuar sërish shpatullën e majtë të cilën e kishte dëmtuar 2 javë më parë në Assen. Mjekët dyshojnë se pllaka e titanit e vendosur në operacionin kirurgjikal ka lëvizur.
Lorenzo humb garën e Sachsenring-ut dhe ndoshta dëmtimi mund ta mbajë larg edhe në garën e Laguna Seca-s, ndërsa për Pedrosa-n pritet diagnoza e mjekëve për të përcaktuar nëse do të jetë i gatshëm apo jo për garën e së dielës.
Pedrosa kryeson rënditjen për kampionatin botëror të MotoGP-së me 136 pikë, ndjekur nga Lorenzo me 127 dhe Marquez m
Top Channel