Mercedesi i F1 shitet për 20.2 mln euro

13/07/2013 00:00

Një makinë historike Mercedes e Formula 1, e drejtuar nga legjenda e këtij sporti, Juan Manuel Fangio u shit në ankand për cmimin rekord prej 20.2 milion euro.

Makina tip Mercedes-Benz W196, me të cilën 5 herë kampioni i botës në Formula 1 fitoi titullin e tij të dytë, u shit në Festivalin e Shpejtësisë Goodwood.

Fangio drejtoi këtë mjet drejt fitores në vitin 1954 në Cmimin e Madhe të Gjermanisë dhe Zvicrës.

Shitja prej 20.2 milion eurosh vendos një rekord të ri të këtij lloji. Më parë rekordi mbahej nga Ferrari 250 Testa Rossa e vitit 1957 që u shit në 2010 për 12.5 milion euro.

Top Channel