Turi, Contador: Vendosëm të sulmonim

12/07/2013 18:05

Në përfundim të etapës së 13, Alberto Contador (Saxo Tinkoff) rekuperoi 1 minutë e 9 sekonda nga lideri i renditjes së përgjithshme të Turit të Francës, Chris Froome.

Ciklisti spanjoll theksoi se vendosi që të sulmonte fanelën e verdhë pasi pa se Sky nuk ishte në gjendje të mirë.

“Pamë që ritmi i pelotonit nuk ishte shumë i lartë. Gjithashtu vumë re se skuadra e Froome nuk ishte shumë e fuqishme dhe vendosëm ta provonim sulmin. Nuk e prisja që të shkurtoja diferencën në një etapë si kjo e sotmja.”

Të shtunën do të zhvillohet etapa e 14, Saint-Pourçain-sur-Sioule / Lyon, e gjatë 191 km.

Top Channel