Mark Cavendish fitoi etapën e 13 të Turit të Francës (Tours-Saint Amand Montrond, 173 kilometra e gjatë) duke regjistruar fitoren e tij të dytë në këtë edicion.
Ciklisti i Omega-QuickStep la pas në sprintin final Peter Sagan dhe Bauke Mollema.
Fanela e verdhë vazhdon të mbahet nga Chris Froome (Sky), i cili ka një avantazh prej 2 minutash e 28 sekondash nga hollandezi Mollema dhe 2 minuta e 45 sekonda nga spanjolli Contador.
Të shtunën do të zhvillohet etapa e 14, Saint-Pourçain-sur-Sioule / Lyon, e gjatë 191 km. Favoritët për fitore janë sërish sprintierët si Cavendish, Sagan apo Kittel.
Ndërsa të dielën do të jetë momenti i së vërtetës: çiklistët i pret mali Ventoux, një etapë që do të tregojë se kush është favoriti kryesor për fitimin e edicionit të 100 të Turit të Francës.
Top Channel