Froome: Turi nuk ka etapa të lehta

12/07/2013 21:20

Britaniku Chris Froome, lideri i Turit të Francës, humbi më shumë se një minutë ndaj Alberto Contador në etapën e 13 dhe sipas tij ky fakt tregon se nuk ka etapa të lehta në çiklizëm.

“Ekipi Saxo zhvilloi një etapë të shkëlqyer, gjithashtu edhe Omega e Mark Cavendish. Është e qartë që Turi do të përfundojë vetëm në etapën e fundit e për këtë arsye duhet luftuar ende”, deklaroi çiklisti i Sky.

“Ishte një ditë shumë e vështirë, frynte erë dhe isha i tensionuar. Shpresoj që të dielën gjërat të shkojnë ndryshe në malin Ventoux”, shtoi Froome, i cili nënvizoi gjithashtu se i mungoi shumë shoku i tij i ekipit Edvald Boasson Hagen, i cili u tërhoq pas një rrëzimi në etapën e 12.

“Hagen do të na kishte bërë shumë punë në një etapë si kjo e sotmja”, tha Froome.

Top Channel