Live Gjermani-Kurasao/ Shkelmohet topi i parë në Houston, “Panzerat” kërkojnë ta nisin me fitore kundër debutuesve
Fernando Alonso ka theksuar për televizionin gjerman RTL se Ferrari meriton notën 8 deri në këtë pikë të sezonit.
“Skuadrën e shoh mirë dhe mendoj se meriton notën 8 për rendimentin e shfaqur deri tani. Është e qartë që nuk jemi më të shpejtët, por kemi një makinë të kompletuar dhe unë jam i kënaqur”, deklaroi piloti spanjoll.
Kur u pyet për notën që meritonte vetë ai, Alonso u përgjigj: “Nuk mund t’i vë një notë vetes. Le të themi që jam më i kompletuar si pilot në krahasim me fillimet e mia, por gjithnjë ka vend për përmirësime.”
Fernando Alonso renditet i dyti në klasifikimin e përgjithshëm për pilotë me 123 pikë, 34 më pak se Sebastian Vettel me Red Bull.
Top Channel