Boason Hagen braktis Turin e Francës
12/07/2013 00:00
Norvegjezi Edvald Boason Hagen ka braktisur Turin e Francës për shkak të një dëmtimi në krah që e pësoi në etapën e 12, kur u rrëzua pak metra larg finishit.
Ciklisti nordik ka pësuar një frakturë në krah, por nuk do të ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.
“Është një mungesë e rëndësishme në kuadër të etapave malore”, theksoi menaxheri i Sky-t, Dave Brailsford.
Në këtë mënyrë, skuadra Sky e fanelës së verdhë Chris Froome humbet një tjetër efektiv. Më parë ishte bjellorusi Vasili Kyrienka ai që kishte braktisur Turin.
Top Channel