Marcel Kittel është fituesi i etapës së 12 të Turit të Francës, nga Fougeres në Tours (218 km), një etapë idealë për sprintierët.
Gjermani i ekipit Argos la pas në sprintin final britanikun Mark Cavendish dhe sllovakun Peter Sagan.
Kjo është fitorja e tretë e Kittel në këtë edicion të Turit, ndërsa Chris Froome vazhdon të mbajë fanelën e verdhë të kryesuesit të renditjes së përgjithshme.
Ja renditja e 10 vendeve të para në etapën e 12:
1 Marcel Kittel 04:49:49
2 Mark Cavendish
3 Peter Sagan
4 Alexander Kristoff
5 Roberto Ferrari
6 Daryl Impey
7 José Joaquín Rojas
8 Yohann Gene
9 Juanjo Lobato
10 Samuel Dumoulin
Të premten do të zhvillohet etapa e 13 (178 km, nga Tours në Saint Amand Montrond) dhe sprintierët do të kenë një tjetër mundësi për fitore.
Top Channel