Live Gjermani-Kurasao/ Shkelmohet topi i parë në Houston, “Panzerat” kërkojnë ta nisin me fitore kundër debutuesve
Britaniku Chris Froome ka në mendjen e tij vetëm etapën e së dielës, etapë që përfundon në malin Ventoux, aty ku mund t’i rrezikohet seriozisht fanela e verdhë.
“Objektivi është të ruajmë forcat deri në malin Ventoux”, theksoi çiklisti i Sky pas përfundimit të etapës së 12, etapë që u mbyll me një sprint masiv që pa fitues Marcel Kittel.
Froome u shpreh se po e pret me padurim ditën e dielë, ndërsa për kronometrin e Chorges deklaroi se “do të jetë më i ekuilibruar se ai i Mont-Saint-Michel.
“Mendoj se do të ketë më pak diferenca sepse do të favorizojë çiklistët e maloreve”, tha kryesuesi aktual i Turit të Francës.
Top Channel