Turi, Contador pret Alpet

11/07/2013 18:00

Alberto Contador shmangu sërish rrëzimet që ndodhin zakonisht në kilometrat e fundit të një etape dhe për këtë falenderoi shokët e ekipit.

“Djemtë bënë sërish një punë të shkëlqyer në 30 kilometrat e fundit dhe i falenderoj shumë”, deklaroi çiklisti spanjoll i Saxo-Tinkoff.

Contador analizoi edhe etapat e ardhshme të Turit të Francës: “Diferenca me Froome është e madhe dhe në kronometrin individual ai u paraqit shumë mirë. Tani na mbetet të shohim ditë pas dite. Shpresoj të përmirësohem në etapat e Alpeve sepse taktikisht ka ende shumë për të bërë.”

Edhe Valverde është i kënaqur me etapën e sotme, edhe pse nuk ka fituar sekonda ndaj Froome: “Shmanga rrëzimet dhe gjithashtu jam i kënaqur me kronometrin individual të djeshëm. E përgjithshmja është shumë e mirë.”

Top Channel