Totti: Fanelë e re? Është e fundit!

11/07/2013 00:00

“Kam veshur shumë fanela të Romës, kjo është e fundit”. Janë fjalët e Francesco Totti, me rastin e prezantimit zyrtar të uniformave të reja verdhekuq.

“Për mua është gjithmonë emocionuese të vesh fanelën e skuadrës që dua dhe për të cilën kam luftuar gjithmonë”, ka thënë Totti.

Aktualisht mesfushori i ekipit kryeqytetas është në prag të skadimit të kontratës dhe në pritje të një ftese nga kompania për të diskutuar rinovimin.

Top Channel