Alejandro Valverde (Movistar) doli i 13 në kronometrin individual të Saint Michel duke humbur 2 minuta nga Chris Froome, lideri i Turit të Francës, por u shpreh i kënaqur me rezultatin e tij.
“Ishte një test shumë i rëndësishëm që e kalova. Jam i lumtur sepse ishte një etapë shumë e vështirë. Mendoj se zhvillova një kronometër konstant dhe ndihesha gjithmonë e më mirë me kalimin e kilometrave”, deklaroi çiklisti spanjoll, i cili është i dyti në klasifikimin e përgjithshëm me 3 minuta e 25 sekonda vonesë nga vendi i parë që mbahet nga Froome (Sky).
Valverde shtoi se tani pret të rekuperojë në etapat malore: “Të shohim se çfarë do të ndodhë në Alpe. Froome është i pari dhe më i forti. Të shohim nëse do të mund ta sulmojmë në etapat e ardhshme. Turi është ende i gjatë.”
Top Channel