
Turi i Francës ka mbërritur në etapën e 11-të, atë të kronometrimit dhe e gjatë 33 kilometra dhe që u jep përparësi çiklistëve sprintierë.
Mbajtësi i fanelës së liderit, Chris Froome në përfundim të etapës së dhjetë deklaroi se synimi i tij është të ruajë kryesimin ndaj Sagan që mban vendin e dytë, pse jo edhe ta thellojë atë.
Megjithatë, kërcënimi kryesor është Tony Martin, çiklisti i specializuar për terrenet e drejta. Ai u rrëzua në ditën e parë të Turit të 100-të të Francës dhe mes dhimbjesh ka qendruar për gjithë këto etapa në garë.
Por Martin dha sinjalin se tashmë plagët e tij janë shëruar dhe se tashmë hipën pa ndjerë asnjë dhimbje mbi bicikletë…nëse kjo është e vërtetë, atëherë të tjerët ndoshta do t’u duhet të luftojnë për vendin e dytë sot.
Ashtu si gjithë etapat e tjera deri më tani, edhe etapa e 11-të do të transmetohet drejpërdrejtë nga Top Channel duke nisur prej orës 15:35.
Top Channel