Turi, qese me urinë ndaj Cavendish

10/07/2013 16:55

Mark Cavendish është pritur shumë keq nga një pjesë e publikut të kronometrit individual, etapa e njëmbëdhjetë e Turit të Francës.

Ciklistit britanik i është hedhur një qese me urinë gjatë garës së tij në itinerarin Avranches dhe Mont-Saint Michel.

Ngjarja është bërë publike nga shoku i skuadrës së britanikut, Jerome Pineau, i cili në Twitter ka shkruar: “Më tha që është vërshëllyer dhe është larë në urinë. Ky është skandal!”

Mark Cavendish rrëzoi në metrat e fundit të etapës së dhjetë hollandezin Tom Veelers dhe duket se publiku francez ka gjetur një mënyrë për të ndëshkuar sprintierin e famshëm.

Top Channel