Mark Cavendish (Omega) nuk ka marrë asnjë dënim pasi provokoi rrëzimin e Tom Veelers kur duheshin edhe pak metra nga përfundimi i etapës së dhjetë të Turit të Francës.
Britaniku shty me shpatull çiklistin hollandez të Argos duke i shkaktuar një rrëzim të rrezikshëm. Komisarët, pasi panë përsëritjet filmike, vendosën të mos e dënonin kampionin britanik dhe Cavendish ruajti vendin e tretë në renditjen e etapës.
Cavendish kërkoi falje për atë që ndodhi: “Nëse ishte faji im, kërkoj falje. Lëvizja ime nuk ishte me qëllim për të rrëzuar kolegun tim, sidomos kur bëhet fjalë për një sprint. Unë nuk lëviza nga trajektorja ime. Isha para Veelers dhe u prekëm me bërryla. Shpresoj që të mos jetë dëmtuar.”
Por, nuk ka këtë mendim i dëmtuari i incidentit, Tom Veelers: “Cavendish më shtyu dhe kjo shihet shumë qartë.”
Top Channel