PSG, Leonardo jep dorëheqjen

10/07/2013 00:00

Në fund të kësaj merkatoje, Leonardo nuk do të jetë më Drejtori Sportiv i PSG-së. Ky është vendimi i marrë nga vetë braziliani që i ka paraqitur dorëheqjen presidencës së klubit francez.

Kjo e fundit ka thënë se i vjen keq për këtë vendim dhe se e respekton atë.

Leonardo pati paralajmëruar dorëheqjen si protestë ndaj vendimit të disiplinës së futbollit francez që e ndëshkoi me 9 muaj pezullim për gjestin ndaj gjyqtarit të takimit PSG-Valencienes. Në përfundim të këtij takimi, Leonardo shtyu qëllimisht me sup arbitrin kryesor të takimit në korridoret e stadiumit si shenjë proteste ndaj gjykimit të tij.

Megjithatë Leonardo do të drejtojë merkaton verore të skuadrës franceze, ku PSG është mjaft aktive dhe një ndër goditjet e saj më të bujshme është Edinson Cavani, sulmuesi i Napolit që kaloi në Francë për 63 milion euro.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta