Pas Ogbonna-s, Juve në sulm për Diamantin
10/07/2013 00:00
Edhe pse mungon zyrtarizimi, Angelo Ogbonna sezonin e ri do të veshë fanelën e Juventusit, pasi Torino dhe bardhezinjtë gjetën gjuhën e përbashkët për kalimin e tij tek kampionët e Italisë.
Sipas marrëveshjes, Juventusi do të derdhë në arkat e Torinos 12 milion euro për 3 vite, plus 3 milion euro bonuse, në total 15 milion euro.
Por Juventusi nuk është ndalet. Pas qendërmbrojtësit në shënjestër të bardhezinjve është Alessandro Diamanti. Futbollisti i Bolonjës shihet si alternativë në mesfushë nëse Emanuele Giaccherini do të kalojë tek Sunderland.
Skuadra angleze ka shfaqur interes për të, por mbetet për t’u parë nëse palët do të bien dakort mbi kushtet financiare.
Top Channel