Ditë vendimtare për Robinho-n

10/07/2013 00:00

Dita e sotme pritet të jetë vendimtare mbi të ardhmen e Robinho-s. Mediat braziliane shkruajnë se pritet një takim mes drejtuesve të Santosit dhe atyre të Milanit për të përcaktuar se cilën fanelë do të mbajë veshur lojtari më pas.

Santos ofron 6 milion euro menjëherë për sulmuesin e kuqezinjve, ose 8 milion euro me këste. Nga zyrat e Milanit thonë se ende nuk ka mbërritur një ofertë zyrtare, por pohohet se ka një interesim për të, interesim të cilit mësohet se Galliani i është përgjigjur pozitivisht.

Nëse Robinho largohet Milani do të hidhej në merkato për gjetjen e një zëvendësuesi për të. Emri më i lakuar në korridoret e kuqezinjve është Adem Ljajic, sulmuesi i Fiorentinës që mund të sigurohej me paratë e siguruara nga shitja e Robinho-s.

Lëvizje pritet të ketë edhe në mesfushë. Flamini ka dhënë sinjalet i pari se e ardhmja e tij nuk do të jetë në Milano. Mesfushori francez ka lënë të kuptojë se nuk do të pranojë kontratën 2-vjecare të ofruar nga Milani.

“Milani më ka ofruar një kontratë 2-vjecare, por kam nevojë të mendohem për të dhe të marr vendimin e duhur.  Kam luajtur për 5 vite në Itali dhe për mua ishte një eksperiencë e bukur dhe kam mësuar shumë, por më mungon Anglia dhe dëshiroj të fitoj Premier Ligën”, citohet futbollisti nga “The Sun”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta