
Katër skuadra të një kampionati amator në Nigeri kanë hedhur poshtë të gjithë ligjet fizike dhe ato etike të futbollit duke regjistruar plot 146 gola në 2 takime.
Bëhet fjalë për përfundimin e dy takimeve, njëri 67-0 dhe tjetri 79-0. Afërsisht një gol në cdo 40 sekonda të lojës. E pamundur?! Jo për Plateau United Feeders dhe Police Machine.
E para mposhti 79-0 skuadrën e Akurbës dhe plot 72 gola u shënuan në pjesën e dytë të takimit, ndërsa Police Machine mposhti 69-0 Babayaro FC dhe 61 gola edhe këtu u shënuan në pjesën e dytë.
Skandali është duke u hetuar nga federata e futbollit vendas që e cilëson atë si “të papranueshëm dhe i pamasë”, ndërsa ndaj katër skuadrave është marrë masa disiplinore e pezullimit nga kampionatet.
Top Channel