Formacionet Zyrtare/ E gjithë vëmendja në Dallas, ja si rreshtohen skuadrat në sfidën Holandë-Japoni
Marcel Kittel është çiklisti i parë që fiton dy herë në këtë edicion të Turit të Francës, pasi në sprintin final të etapës së dhjetë la pas Andre Greipel.
“Jam i lumtur që fitoj sërish. Shokët punuan shumë mirë në metrat e fundit. I jam shumë mirënjohës”, theksoi çiklisti gjerman, i cili foli edhe për rrëzimin e hollandezit Tom Veelers në metrat e fundit të etapës.
“Shihet qartë që Cavendish e goditi në shpatull. Shpresoj që të mos jetë dëmtuar.”
Cavendish, i cili përfundoi në vendin e tretë, nuk i ka kërkuar falje askujt, por në Twitter shkroi: “Nuk e kam parë përsëritjen, por nëse jam me faj për atë që ndodhi, më vjen shumë keq.”
Top Channel