Marcel Kittel ka fituar etapën e dhjetë të Turit të Francës, 197 kilometra nga Saint-Gildas-des-Bois në Saint-Malo. Fituesi ka lënë pas në sprintin final gjermanin Greipel. Frikë në metrat e fundit të kësaj etape kur hollandezi Tom Veelers është penguar nga Mark Cavendish duke u rrëzuar.
Fanela e verdhë e kryesuesit vazhdon të mbahet nga Christopher Froome.
Etapa e dhjetë u karakterizua nga “arratisja” e 5 çiklistëve kur duheshin edhe 100 kilometra nga fundi. Cousin (Europcar), Simon (Sojasun), Oroz (Euskaltel), Mate Mardones (Cofidis) dhe Westra (Vacansoleil) krijuan një avantazh prej 3 minutash e 49 sekondash nga ndjekësit.
Këta pesë çiklistë u arritën nga grupi i madh vetëm në kilometrat e fundit dhe në fund ishte Kittel ai që arriti suksesin duke lënë pas Greipel dhe Cavendish.
Ja renditja e përgjithshme e Turit pas 10 etapash:
1 – Chris Froome (Sky)
2 – Alejandro Valverde (Movistar) 1’25”
3 – Bauke Mollema (Belkin) 1’44”
4 – Laurens Ten Dam (Belkin) 1’50”
5 – Roman Kreuziger (Saxo) 1’51”
Top Channel