Turi, Froome: Rivali im është Valverde

09/07/2013 19:50

Britaniku Chris Froome deklaroi se spanjolli Alejandro Valverde është kundërshtari i tij kryesor në këtë edicion të 100 të Turit të Francës për faktin e thjeshtë se renditet i dyti në klasifikimin e përgjithshëm.

“Për momentin shoh Valverden si rivalin tim. Ka pak më shumë se 1 minutë vonesë”, theksoi çiklisti i Sky.

Të mërkurën do të zhvillohet kronometri individual (në Mont-Saint-Michel, 33 km) dhe Froome është favoriti kryesor për fitoren në këtë etapë.

“Është një mundësi e mirë për të rritur avantazhin që kam me ndjekësit e mi”, nënvizoi Froome, i cili shtoi se do të jetë një duel i fortë me Tony Martin.

Top Channel