Tour de France, etapa e dhjetë

09/07/2013 00:00

E hëna ka qenë një ditë pushimi për çiklistët e Tour de France. Pas
nëntë etapash atletët morën frymë lirisht, sidomos pas lodhjes në
ngjitjen e maleve Pirenei në dy ditët e fundit.

Por gara rikthehet të martën dhe nga rezultatet e deritanishme në krye të klasifikimit është britaniku Chris Froome i skuadrës Team Sky, i ndjekur nga spanjolli Alejandro Valverde, i Movistar, me kohën 1’52”.

Në etapën e sotme, që do të transmetohet live në orën 15:35 në Top Channel, atletët do të përshkojnë 197 kilometra nga lokaliteti St. Gildas des Bois në St. Malo.

Lista e sprintierëve më të mirë përbëhet nga Cavendish, Greipel, Sagan, Kittel dhe Goss. Mbetet për t’u parë nëse do të jetë njëri prej tyre që do kalojë vijën e finishit i pari.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta